Marcelo Brozovic, opsion për Real Madridin

Marcelo Brozovic, opsion për Real Madridin

 Tentativat tek Real Madridi referuar merkatos së verës vijojnë.

Me rikthimin e Jose Mourinhos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ presidenti Florentino Perez ka treguar se ‘’ Los Blancos ‘’ synojnë sa më shpejt të afrohen me titujt.

 ‘’ The Special One ‘’ për hir të së vërtetës ka zhvilluar një karrierë brilante, e shoqëruar me shumë suksese si në kampionatet vendas ashtu edhe në kontinentin e vjetër. 

Tashmë luzitani është fokusuar tek Marcelo Brozovic i cili edhe pse tek Al-Nassr në Arabinë Saudite nuk e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm. 

33 vjeçari e ka eksperiencën e duhur për ti përfaqësuar ‘’ Galaktikët ‘’, pjesë e Interit në të shkuarën. 

Situata tek arabët në lidhje me kontratën e shëndërron në një opsion ideal për ish fituesit e Champions Leagues të cilët parashikohet se do të rikthehen më të fortë se kurrë sezonin vijues. 

Jose Mourinho i preferon lojtarët kompetitivë, të cilët japin maksimumin në fushën e lojës dhe në fakt ishi i Interit ka patur gjithmonë rritje progesive për sa i përket rendimentit. 

S’duhet harruar se edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ Marcelo Brozovic ka dhënë një kontribut për tu vlerësuar, ish finaliste e Botërorit të 2018-tës dhe gjysëmfinaliste në atë të 2022-shit.

 Në sezonin e shkuar nxënësi i Ange Postecoglou kontriboi me 1 gol në 40 sfida, shoqëruar me paraqitje impresionuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy