
Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, ecurinë e Egnatias në kampionatin shqiptar.
Sipas Xhixhos, nuk duhet krahasuar Partizani dhe Tirana me Egnatian, pasi kryeqytetasit në janar shitën lojtarët kryesorë, ndërsa rrogozhinasit bënë të kundërtën.
Kur shikon një skuadër që para një sezoni përpëlitej për të qëndruar në Superiore dhe investon që merr lojtarët nga më të njohur në kampionat. Bazën e kësaj skuadre e kanë marrë me lojtarë të sprovuar në Superiore. Mori lojtarët e duhur dhe investimi është i duhuri.
Mos krahasojmë Tirana, Partizani dhe Egnatia. Dy klubet e kryeqytetit, në merkaton e janarit, shitën lojtarët më të rëndësishëm. Ndërkohë Egnatia bleu lojtarët më të rëndësishëm në janar. Rrogozhinasit kanë shënuar 7 gola me lojtarët e afruar në janar.
Kanë goditur me blerjet e janarit. Është një nga skuadrat më të investuara.



