Umtiti në radarët e Milanit

Umtiti në radarët e Milanit

Huazimi tek Lecce po rezulton hapi i duhur nga Samuel Umtiti , i cili tanimë pretendohet nga Milani.

Francezi ka rikuperuar ndjeshëm nga vlerat e humbura , pavarësisht se italianët janë një skuadër modeste .

 Sipas ‘ Calciomercatos ‘ ,  drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ po e ndjekin me vëmëndje sepse konsiderojnë se mund ti shërbejë projektit të së ardhmes , kryefjala e të cilit mbetet  shtimi i titujve në vitrinën e tejmbushur.

Kuqezinjtë ja kanë hapur dyert e ‘’ San Siros ‘’ qendërmbrojtësit, për të cilin do të tentojnë të përfitojnë edhe nga problemet e theksuara të Barcelonës në aspektin ekonomik dhe të shtojnë cilësinë në metrat e fundit.

 Megjithatë , gjithçka do të varet nga performanca e Samuel Umtitit deri në fundin e sezonit dhe nëse do të vijojë të bindë , nuk përjashtohet që Xavi Hernandezi ta ketë në dispozicion si qendërmbrojtësin e katërt, ose në të kundërt shitja e tij do ti vinte në ndihmë për të mbushur arkat.

Interesi i Milanit nëse do të konkretizohet me një transferim në merkaton verore do ti jepte shansin ishi-t të Lyonit për të provuar përsëri veten në Champions League , kompeticioni i preferuar nga çdo lojtar.  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy