
Ish-gjyqtari Uvil Zajmi, ka folur në emisionin “SportZone” në MCN TV, për përdorimin e sistemit VAR në Abissnet Superiore. Sipas Zajmit, VAR ka pasur elemente cilësore, ndërsa shtoi se tashmë arbitrat kanë një lloj dyzimi për të marrë vendimet në fushë.
Ai u shpreh se me vendosjen e VAR, ka ndryshuar dhe është zbehur emocioni i golit.
Unë gjykoj se VAR ka pasur elementet e tij pozitive, te arbitrat, lojtarët dhe gjithë të tjera. Sigurisht që ka për t’u riparuar, por është një hap para. Arbitrat kanë një lloj dyzimi për të marrë një vendim në fushë, duke qenë se kanë VAR nga pas.
Arbitri nuk është më i dikurshmi, që vendimi i tij ishte deçiziv. Tani janë edhe të mbrojtur, por edhe abuzime se pritet një vendim nga VAR.
Vonesa e vendimeve me VAR, është problem edhe në botë. Kjo vjen edhe nga eksperienca,. Kërkohen arbitra autoritarë. Arbitri i fushës duhet të jetë arbitri i fushës dhe është deçizivi. Kemi parë që arbitrat nuk i qëndrojnë vendimeve të tyre në shumë. Unë i mbetem arbitrimit njerëzor dhe atij të fushë. Ka ndryshuar emocioni i golit me VAR. Në ndërhyrjet e ashpra arbitrat nuk duhet të tolerojnë aspak.
Duke qenë se ne kemi 3 arbitra të FIFA-s, pas tyre më i miri është Kridens Meta. Më pas do të vlerësoja Kreshnik Cjapi, model për t’u ndjekur. Të bind në vendimet që merr.



