
U luajtën sot edhe ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore, të vlefshme për javën e 14-të.
Renditja nuk ka shumë ndryshime edhe pas kësaj jave, teksa vazhdon të mbajë vendin e parë Tirana me 30 pikë.
Ndjek më pas Kukësi me 27 pikë dhe Vllaznia me Laçin me nga 24 pikë. Vetëm vendi i pestë për Partizanin, që ka 18 pikë, po aq sa ndjekësit e Teutës. Vendi i 7-të mbahet nga Dinamo me 14 pikë, aq sa ka edhe Skënderbeu i vendit të 8-të.
Renditja mbyllet me Egnatian që ka 11 pikë dhe Kastrioti i fundit me 8 pikë.




