
Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, finalja e madhe e Europianit, mes Italisë dhe Anglisë, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht triumfin, për të marrë në fund trofeun.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, aty ku do të jetë një numër i madh tifozësh anglezë. Sipas shifrave të zbuluara deri tani, pak orë para finales, në stadium do të jetë plot 67 mijë e 500 spektatorë, ku 58 mijë prej tyre do të jenë tifozë të Anglisë, ndërsa vetëm 6 mijë e 600 do të jenë tifozë të Italisë.
Pjesa tjetër do të jenë persona të ftuar nga UEFA për këtë finale të madhe. Pritet një sfidë e zjarrtë ditën e sotme, ku spektakli është i garantuar.



