
Rendimenti i dobët i Miralem Pjanic ia ka mbushur mendjen Barcelonës ta nxjerrë në merkato . Vlerat që mbart pavarësisht se nuk ka mundur ti shfaqë me katalanasit ia mbajnë të hapura rrugët drejt rikuperimit të versionit të disa viteve më parë . Eshtë ish skuadra e tij Juventusi që do të kërkojë ta rikthejë në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatos sepse ka marrë shumë guxim me rikthimin e Massimiliano Allegrit. Në të kaluarën boshnjaku ishte një ndër pikat referuese të mesfushës së ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ por kjo e fundit duhet ti masë mirë hapat sepse për 31 vjeçarin lufta ashpërsohet akoma më shumë me interesin e Chelseat dhe Paris St Germain . Periudha e vështirë tek ‘’ Blaugranët ‘’ e ka ndërgjegjësuar mesfushoriin se duhet ta kërkojë fatin larg ‘’ Camp Nout ‘’ për të shijuar në maksimum vitet e mbetura në nivelet e pretenduara .
Sipas ‘’ La Gazetta Dello Sport ‘’ , tekniku italian ia ka hapur derën Miralem Pjanic dhe kërkon ta përfshijë domosdoshmërisht në projektin që do ta rilindë emrin e juventinëve në Serinë A dhe më gjerë . Dështimi në këtë sezon ka gjeneruar shumë polemika sepse drejtuesit përkatës gabuan rëndë me përzgjedhjen e Andrea Pirlos , situatë që ka provokuar vënien në dyshim të qëndrimit të prej pikave referuese ndër të cilat mund të përmendet edhe ajo e Cristiano Ronaldos .
Sipas fakteve perspektiva e të ardhmes së Juventusit me Massimiliano Allegrin në stol pritet të ndryshojë krejtësisht sepse një skuadër kampionësh që ka dominuar Italinë për shumë sezone rradhazi mbetet një rival i frikshëm edhe në Europë . Sakrificat e Andrea Agnellit kanë dhënë rezultatin e pritur sepse ka zgjidhur një problem shumë të rëndësishëm dhe tashmë i mbeten lëvizjet e merkatos të cilat do të përcaktojnë fatet e sezonit .
Qëndrimi edhe më gjatë në Katalunjë pa dyshim që do të konceptohej si një kundrakohë për Miralem Pjanic i cili nuk ka arritur të adaptohet me skemat e Ronald Koeman dhe 30 ndeshjet e zhvilluara evidentojnë se me kuq e blutë shanset për të triumfuar janë pothuajse të zeruara .



