
Italia dhe Turqia, kanë hedhur kandidaturën, për organizimin e Europianit të vitit 2032. Dy federatat e shteteve në fjalë, kanë rënë dakord për organizimin e përbashkët të këtij kompeticioni. Letra zyrtare i ka shkuar UEFA-s dhe pritet të konfirmohet, pasi nuk ka kandidatura të tjera, përveç këtyre dy shteteve. Në fakt, Italia dhe Turqia ishte kandidatet e vetme në garë për të organizuar këtë event, por së fundi dy Federatat kanë rënë dakord për të organizuar së bashku atë. UEFA do të marrë vendimin për shtetin apo kandidaturën fituese më 10 tetor të këtij viti.



