
Spezia njoftoi largimin e trajnerit Luca Gotti, pak ditë më parë, për shkak të rezultateve negative të ekipit.
Drejtuesit e klubit të Serie A nuk kanë humbur kohë dhe këtë të enjte kanë zyrtarizuar trajnerin e ri.
Drejtimi i ekipit të Spezias, i është besuar Leonardo Semplici, i cili e njeh mirë kampionatin, pasi më herët ka drejtuar skuadra si Spal dhe Cagliari.
“Spezia njofton se i ka besuar detyrën e trajnerit të skuadrës së parë Leonardo Semplicit, i cili do të drejtojë “shqiponjat” deri në përfundim të sezonit aktual. Nëse arrihet mbijetesa në elitën e futbollit italian, atëherë kontrata e teknikut të ri do të rinovohet automatikisht deri në 30 qershor të vitit 2025”, shkruan klubi.



