
Finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Skënderbeu, e cila sot luhet në "Air Albania", do të rikthejë edhe tifozëtë në stadium, pas më shumë se një viti të tribunave bosh.
Lidhur me këtë situatë, gazetari i sportit në MCN TV tha se interesi i tifozëve ka qenë i madh dhe se qytetarë të shumtë janë parë në radhë në pikat e shitjeve të biletave.



