
Trajneri i Vorës, Endri Zjarri, foli për MCN TV, pas humbjes me Korabin.
Zjarri deklaroi se ishte ndeshje me dy fytyra nga skuadra e tij, ndërsa shtoi se ndryshimet në formacion ishin për shkak të lodhjes nga ndeshja e fundit me Lushnjën.
Të vjen keq pasi u shfaqëm me dy fytyra në këtë përballje. Një pjesë e parë ku treguam identitetin tonë. Vijmë nga një ndeshje me Lushnjën ku nuk kanë kaluar 74 orë, ishim të lodhur dhe ndryshuam formacion. Goditëm 2 herë shtyllën dhe mund të përfundonte një rezultat tjetër. Në të dytën bëmë 3 ndërrime për dëmtime.
Duke mos pasur organikë të plotë në mbrojtje u detyrova të ndryshoja modul e cila na kushtëzoi në manovër. Pësuam dy gola prej gabimeve tona dhe të vjen keq. Fokusi jonë është të përgatitemi për “Play-Off”.
Këto luhatje na shërbejnë për të kuptuar se cilët lojtar do të na ndihmojnë në objektivat tanë. Duhet analizuar qetësisht për të bërë ndërhyrjet e duhura.



