Një ditë pas miqësores me Dinamon, ku triumfuan 2-0, Tirana ka zbritur sërish në fushë. Bardheblutë kanë sfiduar ditën e sotme Erzenin, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Pogradecit “Gjergji Kyçyku”.
Sfida u mbyll në barazim 1-1, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. E para u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës realizuan Beshiraj për Tiranën dhe Raboshta për Erzenin.
Trajneri Shehi hodhi në fushë ditën e sotme lojtarët e rinj, të cilët nuk i aktivizoi ndaj Dinamos, ose kishin pak minuta në sfidën e djeshme.
Ndërkohë Erzeni që militon në Kategorinë e Parë, vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera në miqësore me trajnerin Nevil Dede në stol, ku shihen si pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në Superiore.



