
Edhe pse në kohët e fundit e ka shprehur se e shikon të ardhmen tek Barcelona, situata për Ronald Araujon mund të ndryshojë.
Arsyeja lidhet me problematikat e vazhdueshme të ‘’ Los Cules ‘’ në aspektin ekonomik, e cila i detyron drejtuesit ti japin dritën jeshile largimit të peshave të rënda.
Rendimenti i uruguajanit është pasuar me interesin e Bayern Munchenit dhe Liverpoolit.

Kontrata e qendërmbrojtësit skadon në 2026-tën i cili ka theksuar se do të qëndrojë në ‘’ Camp Nou ‘’ gjithmonë nëse i ofrohet paga e kërkuar, sipas ‘ Sport ‘.
Tanimë i mbetet në dorë presidentit Joan Laporta për të vendosur për një ndër elementët më të rëndësishëm tek ekipi i zemrës.
Mungesa e fondeve besohet se mund ti shkaktojë shumë probleme Barcelonës në vijimësi, edhe në aspektin e të qënit kompetitive në kompeticionet pjesëmarrëse pasi nuk e ka të sigurtë nëse lojtarët do të qëndrojnë edhe për sezonin vijues.
Ishi i Boston Riverit gjatë pesë sezoneve me ish fituesit e La Ligas dhe jo vetëm e ka treguar se mbetet një ndër më të spikaturit në qarkullim por duhet bërë kujdes sepse momenti delikat i tyre mund ti penalizojë ndjeshëm.



