
Ulje-ngritjet e shpeshta të Manchester United sidomos në prapavijë sigurisht vijojnë ta shqetësojnë trainerin Ruben Amorim.
Portugezi po jep maksimumin për avancimin e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’, i cili është i ndërgjegjshëm se gjithmonë ka vend për përmirësim.
Merkatoja e janarit do të jetë një periudhë tejet përcaktuese për fatet e sezonit dhe në zyrat e ‘’ Old Traffordit ‘’ tashmë kanë filluar të bëhen llogaritë.
Nayef Aguerd i Marseilles i është bashkuar listës së ish trainerit të Sporting Lisbonës, i cili ka lënë gjurmë në tre sfidat e para.
Të qënit solid dhe cilësor e ka ndihmuar të adaptohet shumë shpejt tek francezët por besohet se interesi i 20 herë kampionëve të Premier Leagues do të merret në konsideratë.
Për më tepër gjatë eksperiencës me Real Sociedadin 29 vjeçari provoi veten edhe në kompeticionet europiane, një aspekt që ia rrit vlerat.
Ndërkohë, krerët e Manchester United po e mendojnë me kujdes ofertat për marokenin, për të evituar kështu edhe ndonjë ofensivë të mundshme nga të tjerë kandidatë, të cilët mund t’ia vështirësojnë arritjen e objektivit.



