Serie A ngriti siparin këtë të shtunë, me katër ndeshje, ku u regjistruan vetëm katër barazime.
Interi u ndal nga Genoa në transfertë me rezultatin 2-2. Kampionët në fuqi e nisin kampionatin me 1 pikë, pasi u barazuan vetëm në fund.
Me të njëjtin rezultat barazuan edhe rivalët e qytetit, Milani. Kuqezinjtë shmangën humbjen në minutat shtesë ndaj Torinos, pasi e panë fillimisht veten në disavantazh të dy golave.
Në ndeshjet e tjera, Empoli-Monza nuk prodhoi gola, ndërsa Parma dhe Fiorentina barazuan 1-1.



