Mirlind Daku largohet nga Osijek, zyrtarizohet te skuadra e re

Mirlind Daku largohet nga Osijek, zyrtarizohet te skuadra e re

Mirlind Daku ka ndryshuar sërish skuadër. Sulmuesi i Kosovës, është prezantuar ditën e sotme te Mura në elitën e futbollit slloven.

24-vjeçari është huazuar në kampionatin slloven, në mënyrë që të ketë më shumë hapësira, për të treguar të gjitha aftësitë e tij.

I dalë nga moshat e Hajvalisë, sulmuesi provoi të luante edhe me Kukësin në Superligë gjatë sezonit 2019-2020, duke mos bindur drejtuesit e verilindorëve për më shumë kohë me ta.

Pas shkëlqimit te Ballkani, kroatët e Osijek u bindën për kontratën deri në 2024, duke e huazuar tanimë në Slloveni me skuadrën kampione në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy