
Manchester City është rikthyer tek një ëndërr e vjetër orët e fundit . Sulmuesi Harry Kane konsiderohet i domosdoshëm nga Pep Guardiola për të shtuar produktivitetin në metrat e fundit .
Bomberi britanik ka ditur të komportohet shumë mire në fushë duke e shtuar këmbnguljen e ‘’ The Citiziens ‘’ për të firmosur me 28 vjeçarin në merkaton e dimrit .
Ylli i Tottenham Hotspurit e ka berë e qartë prej kohësh se kërkon ti bashkohet një skuadre që i siguron trofe kolektivë dhe Manchester City e garanton plotësisht objektiv pavarësisht se sezonin e kaluar nuk pati fat në Champions League në atë finale që e humbi kundër Chelseat .
Megjithatë ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ besohet se s’do të anashkalohen kaq lehtë për faktin se së fundmi kanë përjetuar emocione të veçanta vënien e Antonio Contes në krye të stolit dhe duke njohur karakterin e italianit dilet në konkluzionin se gjigandët e Premier Leagues s’do ta kenë të lehtë për të firmosur me ‘’ Uraganin ‘’.
Një figurë si italiani e rrit besimin pavarësisht se Tottenhami e ka dëshmuar ndër vite se ka patur një ecuri të suksesshme e cila nuk është shoqëruar me trofe , objektiv që synohet domosdoshmërisht nga londinezi. Tashmë ‘’ Spursave ‘’ iu ka trokitur përsëri fati në derë sepse traineri nga Lecce është një ndër më të mirët në këtë profesion dhe shpresat e Tottenhamit për tu afruar me objektivat janë edhe më të mëdha .
Me 7 gola dhe 1 asist në 16 ndeshje , evidentohet se ecuria e perlës së ‘’ The Whites ‘’ do ti sigurojë shumë benefite kësaj skuadre që kërkon arritjen e majave në të ardhmen.



