Thomas Partey, objektiv i Barcelonës

Thomas Partey, objektiv i Barcelonës

 Koha kalon si pa e kuptuar dhe pavarësisht objektivave të afërt, një pjesë të fokusit të skuadrave  po e merr edhe merkatoja.

Kjo periudhë konsiderohet deçizive për vijimësinë dhe Barcelona besohet se do të jetë një ndër protagonistet e saj.

‘’ Blaugranët ‘’ kanë nisur një tjetër etapë në historinë e tyre, nën drejtimin e Hansi Flickut, trainer i cili po i bën shumë mirë detyrat.

Thomas Partey është shëndërruar në objektivin e rradhës së kuq e bluve, transferimi i të cilit në ‘’ Camp Nou ‘’ përsëri do të tentohet gjatë dimrit.

Për sa i përket sezonit aktual, mesfushori ka luajtur si titullar në të gjitha sfidat me Arsenalin dhe e ka përforcuar protagonizmin në fushën e blertë.

Ekzaktësisht janë 700 minuta deri më tani, një statistikë e cila ja vlen të merret në konsideratë dhe sipas ‘ Sport ‘, drejtori sportiv Deco po e analizon me kujdes progresin e 31 vjeçarit.

Duhet shtuar se në akademinë e La Masias po impresionojnë disa lojtarë, të cilët shikohen si variante, si përshembull Marc Bernal apo Pau Cansado por eksperienca e ishi-t të Atletico Madridit është një siguri për numrin një të stolit të Barcelonës.

Situata e tij tek ‘’ Topchinjtë ‘’ po vëzhgohet me kujdes dhe ndoshta gjatë merkatos se verës do të ketë fatin të jetë pjesë e një ndër klubeve më të suksesshëm, në Spanjë dhe Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy