Në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti për edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.
Fati i goglave ka vendosur që Shqipëria të shmangë një përballje të mundshme me Kosovën pasi kuqezinjtë janë pjesë e "Grupit 3" ku do të kenë kundërshtar Kazakistanin, Lituania, Bjellorusia.
Kurse në krahun tjetër, Kosova është pjesë e "Grupit 3", ku do të përballet me Greqinë, Moldavinë dhe Slloveninë. Kosova do të luajë edhe play-off-in e sezonit të parë të Ligës së Kombeve, kundër Maqedonisë së Veriut, me shpresën për të arritur finalen dhe pse jo, pjesëmarrjen në Europianin e këtij viti.
Liga C:
Grupi 1: Azerbejxhan, Luksemburgu, Qipro, Mali i Zi
Grupi 2: Armenia, Estonia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia
Grupi 3: Moldavia, Slovenia, Kosova, Greqia
Grupi 4: Kazakistani, Lituania, Bjellorusia, Shqipëria




