Kroos: Shpresoj që Flick të mos më ndryshojë mendjen për t’u rikthyer te Gjermania

Kroos: Shpresoj që Flick të mos më ndryshojë mendjen për t’u rikthyer te Gjermania

Pas Europianit, mesfushori Toni Kroos vendosi të tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë. Në letrën e tij të bërë publike, futbollisti tha se kishte nevojë të qëndronte më shumë me familjen.

Gjithsesi kjo nuk mjaftoi që të marrë një telefonatë të gjatë nga trajneri Hansi Flick, i cili menjëherë pasi mori drejtimin e Gjermanisë, telefonoi mesfushorin e Realit të Madridit dhe provoi disa herë t’i ndryshojë mendje, megjithatë nuk ia doli dot.

Ka qenë vetë mesfushori, i cili ka zbuluar se ka pasur telefonata me Flick dhe tha se shpreson që trajneri të mos i ndryshojë mendjen për t’u rikthyer te kombëtarja.

“Me Flick kam folur disa herë në telefon, në lidhje me planet e mia, dëshirat dhe gjithçka, por vendimin e kam marrë tashmë dhe sigurisht që nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Shpresoj që puna e tij në përfaqësuese të shkojë mirë dhe të mos më telefonojë asnjëherë për të më ndryshuar mendjen. Natyrisht që mirëpres telefonatat miqësore, pasi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh Kroos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy