Shqipëria ka barazuar pa gola në miqësoren me Uellsin, e cila u luajt në Kardif. Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli më shumë për kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja, ndërsa e dyta ishte me Uellsin më kërkues.
Manaj kishte një mundësi shumë të mirë shënimi për Shqipërinë në minutën e 17-të, kur pas një topi të marrë në zonë u shfaq përballë portierit, por gjuajtja e tij shkoi mbi traun e portës.
Në të dytë uellsianët iu afruan golit në dy raste, por Gentian Selmani bëri dy pritje shumë të mira, duke e mbajtur portën e paprekur. Kjo ishte miqësorja e parë për Shqipërinë këtë muaj, teksa ditën e martë luajmë një tjetër miqësore, këtë herë ndaj Republikës Çeke.



