Fitorja me Korabin, Dede: E prisja ndeshje të vështirë, duhet të rregullojmë finalizimin

Fitorja me Korabin, Dede: E prisja ndeshje të vështirë, duhet të rregullojmë finalizimin

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi 2-1 ndaj Korabit.

Dede tha se e priste ndeshje të vështirë, pasi përballë ishte një kundërshtar ekspert i Kategorisë së Parë.

Ishte ndeshje e vështirë. Kishim një kundërshtar, që është ekspert në këtë kategori. I komplimentoj për ndeshjen që bënë, pavarësisht agresivitetit. E prisja një ndeshje të vështirë, sepse më parë kishim shumë dëmtime. E filluam ters, me golin e pësuar. E kishim lojën në kontroll, por me nisjet e shpejta të kundërshtarit vuajtëm dhe aty e pësuam. Prodhojmë shumë, por duhet rregulluar finalizimi. Në futboll, e rëndësishme është që të bësh një gol më shumë se kundërshtari, për të marrë fitoren.

Çdo trajner do lojtarët më të mirë në botë. Për mua, lojtarët e Elbasanit janë më të mirët në botë. Deri në 31 janar, merkato është e hapur. Do jemi të kujdesshëm, për të parë ku çalojmë. Të gjithë, janë shumë të përqendruar për përforcime dhe për të ngjitur ekipin në Superiore.  

Dua ta kalojmë një tur në Kupë dhe të shikojmë sa mund ta mbushim këtë stadium. Unë e kam dëshirë të madhe këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy