Infektimet me Covid-19, anulohet ndeshja e Serie A

Infektimet me Covid-19, anulohet ndeshja e Serie A

Ndeshje mes Udinese dhe Salernitana në Serie A është anuluar. Shkak për këtë janë bërë infektimet me Covid-19 te skuadra e Salernitanës.

Këta të fundit ditën e djeshme zbuluan një rast me Covid-19 në skuadër dhe për këtë arsye u ndaluan të udhëtonin drejt Udine, në mënyrë që të bënin më shumë teste.

Pas testeve të reja, në skuadër janë zbuluar raste te tjera me virus dhe për këtë arsye, skuadra u detyrua të karantinohet, për të mos rrezikuar më shumë.

Kështu ndeshja me Udinesen e planifikuar për t’u luajtur sot është anuluar dhe në ditët e ardhshme do të ketë një datë se kur mund të zhvillohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy