Bayern fokusohet tek Weghorst

Bayern fokusohet tek Weghorst

 Dyshimet  për të ardhmen e Robert Lewandovskit në ‘’ Allianz Arena ‘’ për të cilin interesohet Manchester City , Real Madrid  dhe Chelsea  i kanë shërbyer si reflektim drejtuesve të Bayern Munchen për të filluar me kërkimin  e zëvëndësuesit të polakut .  Bavarezët nuk kanë shkuar larg Bundesligës dhe mesa duket e kanë gjetur .  Flitet për  lojtarin e  Wolfsburgut  Wout Weghorst i cili është prezantuar denjësisht  nën drejtimin e Mark Van Bommel , fakt  që i dha shansin e  pjesëmarrjes  në Europian me  Hollandën . 

I klasifikuar si golashënuesi i katërt në Gjermani tashmë është bërë pjesë e planeve të  liderve absolutë në këtë kampionat të cilët pretendojnë në çdo sezon zgjerimin e suksesit.  Largimi i Robert Lewandovskit do të linte shumë boshllëqe në skemat  e  Julian Nagelsmann por skuadra të këtij niveli  reagojnë shumë shpejt për të mos humbur kohë në funksion të sezonit të ri .

Nuk duhet harruar se ëndërra në sirtar e gjermanëve mbetet Erling Haaland por konkurrenca për norvegjezin ashpërsohet me kalimin e kohës dhe akoma nuk është e qartë se si mund  të përfundojë kjo histori.

Europiani e ka ndihmuar shumë  Wout  Weghorst për tu vënë në fokusin e Bayern Munchen pavarësisht se ‘’ Tulipanët ‘’ i dhanë fund aventurës duke u mundur në fazën e 1/8-tave  nga Cekia me shifrat 0-2.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy