Ancelotti: Historia e Real Madrid i bën lojtarët që ta ndjejnë më shumë fanellën

Ancelotti: Historia e Real Madrid i bën lojtarët që ta ndjejnë më shumë fanellën

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Manchester City në Champions League. Në fjalët e tij, tekniku i madrilenëve, u shpreh se për skuadrën e tij nuk është sukses të arrijë në gjysmëfinale, por sukses është finalja.

Ancelotti u shpreh se historia që ka Real Madrid, i ndihmon lojtarët që ta ndjejnë peshën e fanellës.

U ktheva te Reali pasi u nevojitej një trajner. Për mua ishte një kënaqësi e madhe të kthehesha. Por nuk ishte vendimi im, për këtë të jemi të qartë. Reali kishte besim te ajo që mund të bëja dhe unë po shfrytëzoj mundësinë që më jepet.

Historia që ka Reali në këtë kompeticion ka shumë rëndësi për ne, më shumë se për rivalët tanë. Kjo histori, që është shkruar në gjithë këto vite, ndihmon lojtarët që të ndjejnë peshën e kësaj fanelle. Është diçka pozitive, jo negative.

Presioni është i ngjashëm, ka shumë të tillë. Për Real Madrid nuk është një sukses që të arrijë në gjysmëfinale, duam të arrijmë në finale, ajo është një sukses. Ai është objektivi, nëse arrin aty, zakonisht Real Madrid ka më shumë mundësi që ta fitojë.

Më kujtohet ajo që thuhej në fillim të sezonit. Shtypi dhe opinioni publik e mendonin se nuk do shkonim larg. Tani ka dy ekipe në gjysmëfinale, të cilat askush nuk mendonte se mund të arrinin këtu, Real Madrid dhe Villarreal. Mbërritëm këtu dhe jemi shumë të lumtur, Reali do të jetë gjithmonë konkurrues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy