
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u rizgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Ky është mandati i dytë për Dukën në këtë detyrë. Në kongresin e UEFA-s në Lisbonë të Portugalisë, kreu i FSHF mori 45 vota nga 55 vende dhe do të ketë mandatin deri në vitin 2027.
Kujtojmë se Alexander Ceferin, u konfirmua në krye të UEFA-s, pasi ishte i vetmi kandidat në garë dhe mban këtë post që prej vitit 2016, ndërsa ky është mandati i 3-të në krye të qeverisë europiane të futbollit.



