
Trajneri Nevil Dede është shprehur se Kilian Mbappe po të vazhdojë kështu, atëherë do e kalojë Ronaldon dhe Messin. Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, të moderatorit Mustafa Nano, ai gjithashtu zgjodhi edhe mbrojtësin Van Dijk si më të mirin.
“Mbrojtësi më i mirë për mua është Van Dijk, pavarësisht se nuk është në Europian. Shpresoja që të ishte gati në Europian, por nuk ia doli. Në momente të caktuara disa lojtarë bëhen protagonistë. Mbappe tani është i pa konkurrueshëm, në shifra dhe gjithçka. Është më i miri për mua. Nëse do jetë konstant me këtë ecuri, do e mposhtë Messi-n dhe Ronaldo-n. Portugezi është produkt i shpenzimeve dhe aty që ka bërë.
Unë jam tifoz italian në Europian. Nuk mund të jemi edhe me Interin dhe gjerman. Kam qenë lacial, por tani me profesionin që kemi ndryshojnë gjërat”, u shpreh Dede.



