
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, foli për mediat, pas shortit të “Final Four”, ku shkodranët u vendosën përballë Egnatias.
Brdaric deklaroi se titulli është ëndërr për të gjithë dhe skuadra e ka misin që ta fitojë, për këtë arsye do bëjnë të pamundurën për ta arritur.
Të gjitha ekipet e “Final 4” e meritojnë të jenë aty. Do të nisim stërvitjen që nesër që të përgatitemi për ndeshjen e së dielës, kemi shumë punë për të bërë. Është një ëndërr për tifozët edhe për ne, dhe duhet të punojmë fort që ta plotësojmë atë.
Ne po punojmë në mënyrë automatike, po punojmë për pasionin, për klubin, për tifozët, për familjen. Duhet të jemi krenar që jemi pjesë e këtij “Final 4”.
Këtu në Shqipëri duhet shumë përgatitje taktike. Të gjithë më njohin mua, unë kam qejf futbollin sulmues. Më pëlqen të shënoj. Na duhet një balancë e mirë. Kemi disa lojtarë të mirë në organikë, dhe siç e dini unë i ruajta pak ata në ndeshjen e kaluar.
Titulli kampion, është një mision, dhe do të bëjmë të pamundurën që ta përmbushim.



