Me moton“Vrapojmë për Pavarësinë”, Maratona e Vlorës vjen sot në edicionin e saj të 5-të, duke mbledhur rreth 400 vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.
Maratona është e ndarë në tre gara: 5 kilometra, 10 kilometra dhe 21 kilometra. Maratona tashmë është kthyer në traditë në qytetin e Vlorës dhe vjen në fund të nëntorit, gjithashtu në axhendën e aktiviteteve për festat e nëntorit nga Bashkia e Vlorës.
Zhvillimi i këtij aktiviteti është përshëndetur edhe nga kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, dhe presidenti i KOKSH Fidel Ylli, të cilët vlerësojnë, mbi të gjitha, pjesëmarrjen dhe faktin që Vlorë është tashmë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të tilla.



