Sergio Ramos, largohet nga Sevilla

Sergio Ramos, largohet nga Sevilla

Pas rikthimit tek Sevilla dhe përfundimit të sezonit, Sergio Ramos ditën e sotme ka bërë me dije largimin nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.

Spanjolli zhvilloi 36 sfida, 7 gola dhe 1 asist me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, kontrata e të cilit përfundon në 30 qershor.

Sigurisht, duke patur parasysh rëndësinë e mbrojtësit, drejtuesit i shprehën mirënjohje dhe falenderim për kontributin e dhënë, të cilin e presin të tjera sfida në vijimësi.

Parashikohet se 38 vjeçari do të përshëndetet zyrtarisht me tifozerinë dhe drejtuesit e klubit andaluz të martën në orën 11.00, i cili do të shoqërohet nga presidenti Jose Maria del Nido Carrasco.

 

Drupal Ad

 

 

 

Vijon të flitet se Major League Soccer do të jetë destinacioni i ri i ish kampionit të botës dhe Europës me kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’, ndoshta tek ekipi i San Diegos.

Drejtuesit e amerikanëve po punojnë me shumë përkushtim për tu përforcuar në disa pozicione, të cilët kanë arritur marrëveshjen edhe me Hirving Lozanon, ishi-n e Psv Eindhovenit për shifrën e 12 milionë eurove.

Në kontinentin e vjetër Sergio Ramos ka patur privilegjin të fitojë shumë trofe të rëndësishëm me Real Madridin dhe Amerika konsiderohet një destinacion ideal për zhvillimin e viteve të fundit në futbollin e luajtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy