
Napoli po vijon të rrisi përqëndrimin në merkato dhe i privilegjuari është Adnan Januzaj . Drejtuesit e Real Sociedadit akoma nuk e kanë arritur rinovimin e kontratës që do ta bëjë xhiron finale në 30 qershorin e 2022-shit dhe ‘’ Azurrët ‘’ i kanë vënë gishtin 27 vjeçarit i cili ka arritur një nivel shembullor me ‘’ Los Txiurdines ‘’.
Spanjollët po mundohen me çdo mjet për qëndrimin e Adnan Januzaj në ‘’ Reale Arena ‘’ sepse me kalimin në Primera Division është paraqitur denjësisht dhe ‘’ Il Partenopei ‘’ i kanë ofruar nisjen e një eksperience në Scudetto .
Ky propozim sigurisht i jep një përgjigje konkrete pasivitetit të spanjollëve dhe italianët konsiderohen një destinacion komod për karrierën e cila deri më tani ka patur një ecuri të mrekullueshme.
Napoli mbetet një kandidat i frikshëm në Scudetto por nuk ka mundur të bëjë shumë në Europë , ëndërr në sirtar e bardhekaltërve .
Kontributi i ishi-t të Manchester United e meriton një sforco nga Real Sociedadi sepse vlerësohet shumë nga Imanol Alguacil dhe një ndihmë e madhe për ofensivën.
Me Napolin në skenë kjo histori mund të pësojë ndryshime dhe për Adnan Januzaj do të ishte një sukses nëse s’do të sigurojë bashkjetesën në San Sebastian.
Sezoni pozitiv është kanalizuar në 4 gola dhe 1 asist gjatë 33 ndeshjeve duke fituar një pretendent interesant dhe tashmë i ngelet drejtuesve të Real Sociedadit për marrjen e një vendimi inmediat nëse s’duan ta shikojnë Adnan Januzaj duke bërë gati valixhet në fundin e sezonit.



