
E ardhmja e paqartë e Ferran Torresit në ‘’ Camp Nou ‘’ ka impulsuar dy ekipe të njohur për të marrë shërbimet e spanjollit gjatë merkatos.
Juventusi dhe Atletico Madridi janë hedhur në sulm për ishi-n e Manchester City-t, për të cilin Barcelona shpenzoi 55 milionë euro në merkaton dimërore të 2021-shit.
Massimilliano Allegri është në kërkim të elementeve cilësorë për rindërtimin e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, ekip që ka patur një rënie të theksuar, sidomos në tre sezonet e fundit dhe parashikohet se do të kthehet më i fortë në të ardhshmin.
Distancimi nga titujt sigurisht është i patolerueshëm nga ish rekordmenët e Serisë A , të cilët e konsiderojnë shumë të rëndësishme periudhën e merkatos, me qëllimin e lënies pas së kësaj eksperience të hidhur.
Duhet patur parasysh se kontrata e 23 vjeçarit me ‘’ Blaugranët ‘’ mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2027-tës dhe pretendentët duhet të bindin me ofertën e tyre , duke ditur edhe gjendjen aspak të mirë në aspektin ekonomik të kryesuesve aktualë të La Ligas.
E njëjta gjë vlen edhe për Atletico Madridin , ekip që shquhet si një rival shumë i vështirë në La Liga dhe Europë dhe parashikohet se torinezët s’do ta kenë aspak të lehtë garën për lojtarin nga Valencia.



