Sfidë në La Liga për Franco Mastantuonon

Sfidë në La Liga për Franco Mastantuonon

  Hapësirat e reduktuara në sezonin e parë tek Real Madridi e kanë lënë paksa në prapavijë Franco Mastantuonon.

 Mesfushori ka patur ulje-ngritje në lidhje me rendimentin, diçka normale sidomos kur provon për herë të parë veten në kontinentin e vjetër. 

Dihet botërisht se kërkesa e llogarisë tek ‘’ Galaktikët ‘’ është shumë e madhe dhe tashmë drejtuesit po e mendojnë huazimin e 18 vjeçarit. 

Largimi për një kohë të caktuar nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do ti shërbente për të qenë në lartësinë e duhur në të ardhmen e afërt dhe faktikisht tashmë do të zhvillohet një duel interesant. 

Drejtuesit e Real Betisit dhe Villarealit i kanë ofruar një vend titullari, skuadra kompetitive në kampionatin spanjoll dhe Europë. 

Si tek ‘’ Los Verdiblancos ‘’ ashtu edhe tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ do të ishte një sfidë shumë e ashpër por gjithsesi mund të rezultojë vendimi i duhur për talentin amerikano-jugor. 

Vlen të rikujtohet se në aspektin e përgjithshëm, në veçanti për argjentinasit La Liga ka rezultuar gjithmonë një destinacion i preferuar dhe mbetet për tu parë se si do të përfundojë kjo histori gjatë kësaj merkatoje verore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy