Mauro Icardi, në listën e Real Madridit

Mauro Icardi, në listën e Real Madridit

Ecuria shumë e mirë e Mauro Icardit me Galatasaray-n, po i siguron pretendentë me kalimin e kohës.

Argjentinasi është në fokusin e drejtuesve të Real Madridit dhe ekziston mundësia e huazimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos dimërore.

Prezenca e ishi-t të Interit mund ti sjellë benefite repartit të avancuar të kryeqytetasve për arsye se është një sulmues shumë produktiv, fakt i konfirmuar me 17 gola dhe 6 asiste në 25 sfidat e këtij sezoni me turqit.

Pas eksperiencës së dështuar tek Paris St Germain në të shkuarën , 30 vjeçari nga Rosario është rikthyer më i fortë  dhe tanimë pretendohet nga një ndër ekipet e momentit, në Spanjë dhe Champions League.

Edhe në të kaluarën ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë pretenduar ishi-n e Sampdorias , sidomos gjatë eksperiencës me Interin, një ndër lojtarët emblemë të zikaltërve asokohe.

Faza e dytë e sezonit do të jetë determinante për Real Madridin, skuadër shembullore në Champions League, e cila i ka fituar të gjitha sfidat në grupe dhe lideron në La Liga pas 18 sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy