Fluturim Domi, është largimi i radhës nga Kukësi. Vetë mesfushori me tipare sulmuese, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin verilindor.
23-vjeçari ka dalë lojtar i lirë dhe po shikon për një aventurë të re, me interesimet në drejtim të tij që nuk mungojnë.
Domi është një prodhim i akademisë së Kukësit, por këtë sezon nuk arriti të gjejë shumë hapësira me ekipin e parë dhe kjo ka sjellë largimin.



