Chelsea, ofensivë për Dovbyk

Chelsea, ofensivë për Dovbyk

 Prej shumë kohësh tek Chelsea po punohet intensivisht për ta përmirësuar imazhin në të ardhmen.

Një ndër repartet më problematikë mbetet ofensiva dhe drejtuesit po analizojnë shumë lojtarë.

Emri rradhës që po qarkullon në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është Artem Dovbyk, i cili po shkëlqen tek Girona.

‘’ Blutë e Londrës ‘’  po hasin vështirësi, sidomos në dy sezonet e fundit, një skuadër momentalisht larg Europës, objektiv të cilin disa vite më përpara as që e diskutonte.

Ukrahinasi ka rezultuar një rrezik për çdo rival në La Liga dhe deri në këtë moment numëron 14 gola dhe 7 asiste në 28 sfida.

Vlera e kartonit aktualisht në merkato është 45 milionë euro dhe traineri Mauricio Pochettino e konsideron të domosdoshëm transferimin e një sulmuesi cilësor gjatë merkatos së verës.

Për 26 vjeçarin mund të jetë fillimi i një eksperience të re në karrierë, tek një ekip i cili ka lënë gjurmë në të kaluarën por ende nuk po e rimerr veten.

Pavarësisht shpenzimit marramendës prej 1 miliard eurosh në dy merkatot e fundit, Todd Boehly ka besim se Chelsea shumë shpejt do të ripërfshihet në rangun e më të mirëve, në çdo kompeticion pjesëmarrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy