Zyrtare/ Bruno Lulaj largohet nga Kukësi, verilindorët firmosin me një sulmues

Zyrtare/ Bruno Lulaj largohet nga Kukësi, verilindorët firmosin me një sulmues

Kukësi vazhdon të jetë aktiv në merkato, teksa së fundmi ka zyrtarizuar dy lëvizje. Mbrojtësi Bruno Lulaj, është larguar zyrtarisht nga verilindorët.

Lojtarit i kishte përfunduar kontrata dhe palët vendosën të mos rinovojnë. Lulaj del kështu lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Kukësi ka zyrtarizuar edhe afrimin e sulmuesit, Edwin Gyasi. Gyasi vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jerusalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.

Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Twentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy