
Sulmuesi i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo ka sfiduar Lionel Messin që të largohet nga Barcelona dhe të nënshkruajë për një klub në Itali.
Ronaldo dhe Liodnel Messi, janë konsideruar prej kohësh si lojtarët më të mirë të botës, ku secili prej tyre ka fituar pesë çmime të Topit të Artë, përpara se Luka Modric t’i thyente duke marrë çmimin e këtij viti.
"Dua që ai të vijë në Itali një ditë. Unë shpresoj se ai do e pranoj sfidën si unë, por nëse ai është i lumtur aty ku është atëherë unë e respektoj atë. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali dhe për ekipin tim kombëtar, ndërsa ai është ende në Spanjë.
Ndoshta ka nevojë për më shumë. Për mua, jeta është një sfidë, më pëlqen dhe më pëlqen t'i bëj njerëzit të lumtur. Ai është një lojtar fantastik dhe një djalë i mirë, por nuk ka për t’i munguar asgjë edhe këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur. Gjithçka ka shkuar mirë, kam provuar se jam ende një lojtar i madh", u shpreh Ronaldo.
Ronaldo ishte pjesë e nëntë sezonve tek Real Madrid pasi arriti nga Manchester United në vitin 2009, dhe me Messin ka pasur një rivalitet të fortë në La Liga.
Ylli portugez iu bashkua kampionëve të Serisë A Juventusit në këtë merkato vere nga Real Madridi me një marrveshje prej 99.2 milion euro gjatë merkatos së verës.



