
Shanset e Barcelonës për të transferuar Franck Kessien shtohen dita-ditës pasi afrikani akoma nuk e ka arritur rinovimin e kontratës me Milanin.
Kuqezinjtë pothuajse janë dorëzuar nëse i referohemi kërkesave të mesfushorit i cili mund të startojë një aventurë të re .
E famshmja ‘ Sport ‘ ka raporutar se disa ekipe janë futur në valle ndër të cilat përfshihet edhe Paris St Germain , por në ‘’ Camp Nou ‘’ pretendohet vijimi në të njëjtën rrugë sepse rezultatet pozitive e imponojne një gjë të tillë.
25 vjeçari konsiderohet një ndër prioritetet e Xavi Hernandezit i cili u adaptua shumë shpejt tek ‘’ Blaugranët ‘’ dhe në këtë histori falenderimet i shkojnë presidentit Joan Laporta i cili asnjëherë nuk e ndali vrullin në funksion të përforcimeve që e kanë ndryshuar tërësisht situatën tek katalanasit .
Për ishi-n e Atalantës është një shans i madh në karrierë dhe mund të vishet kuq e blu pikërisht në momentin kur nevojiten lojtarët cilësorë në skemat e ish kampionit të botës .
Bayern Munchen dhe Manchester United si duket kanë mbetur në prapavijë sepse Barcelona po fiton çdo ditë e më shumë pikë për t’ia ndryshuar të ardhmen Franck Kessies e cila mund të ketë nga pas tituj të rëndesishem .



