
Viti i ardhshëm, mund të sjellë një lëvizje të bujshme në Formula 1. Sipas raportimeve të fundit, piloti britanik, Lewis Hamilton, pritet të kalojë të Ferrari në vitin 2025.
Pjesë e Mercedes nga viti 2013, Hamilton është në vitin e fundit të kontratës dhe thuhet se vitin e ardhshëm do të ndryshojë ambient.
Piloti më i suksesshëm në Formula 1, është në bisedime të avancuara me Ferrari-n, ku pritet të zëvendësojë Carlos Sainz, i cili gjithashtu do të largohet.
Duket se ky do të jetë viti i fundit i Hamilton me Mercedes, me sezonin e ri që nis me Çmimin e Madh të Bahreinit më 28 shkurt.



