
Kupa e Shqipërisë do të rikthehet në mesjavë, me 4 sfida tejet interesante, të cilat janë ndarë në dy ditë. Të mërkurën, duke filluar nga ora 13:45, në fushë do të zbresin 4 skuadra. Egnatia pret në shtëpi Laçin, në një sfidë ku të dyja skuadrat vijnë me moralin e lartë, pas rezultateve në kampionat.
Sfida tjetër është ajo mes Flamurtarit që militon në Kategorinë e Dytë dhe Vllaznisë. Shkodranët vijnë si favoritë, por nuk përjashtohen surprizat.
E enjtja rezervon dy përballje akoma më interesante. Spikat derbi mes Dinamos dhe Partizanit. Kjo ndeshje fillimisht ishte planifikuar të luhej në 13:45, por së fundmi ka ndryshuar orari dhe është vendosur të luhet në 16:45.
Në Korçë, luan Skënderbeu vendas me Teutën, dy skuadra që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8
E mërkurë, 26 janar 2022
13:45 Egnatia – Laçi
13:45 Flamurtari – Vllaznia
E enjte, 27 janar 2022
16:45 Skënderbeu – Teuta
16:45 Dinamo-Partizani



