
Janë mbyllur katër ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 13-të. Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Southampton në transfertë.
Goli i Granit Xhakës në minutën e 11-të, nuk i ka mjaftuar skuadrës londineze për të marrë tre pikët, pasi vendasit barazuan shifrat me Armstrong në minutën e 65-të.
Arsenali mbetet në vendin e parë me 28 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Manchester City. Në sfidat e tjera, Aston Villa mposhti 4-0 Brentford, Leeds u mposht 2-3 nga Fulham dhe Leicteser triumfoi pastër 4-0 ndaj Wolves.
RENDITJA:



