Manchester City tërhiqet nga gara për Bellingham

Manchester City tërhiqet nga gara për Bellingham

  E ardhmja e Jude Bellingham ka marrë një ndër fokuset kryesorë në merkato.

Për anglezin disa ekipe janë tërhequr nga gara për arsye të peticionit të Borussia Dortmundit.

I fundit ndër to është Manchester City , drejtuesit e të cilit e konsiderojnë të ekzagjeruar pretendimin prej 150 milionë eurosh për anglezin.

Pavarësisht se duket e çuditshme pasi siç dihet ‘’ The Citiziens ‘’ shquhen për potencialin në aspektin ekonomik, ia kanë lënë të hapur rrugën Real Madridit, e vetmja skuadër që deri më tani ka treguar se mund ta përballojë një shifër të tillë.

Për ‘’ Galaktikët ‘’ konsiderohet një sukses më vete, falë mbështetjes së Florentino Perezit , i cili kërkon ta rikthejë skuadrën e zemrës tek titujt më të rëndësishëm në vijimësi.

Bosi spanjoll tanimë e ka bërë gati çekun dhe në javët vijuese priten detaje të tjera në lidhje me transferimin e 19 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .

Sigurisht nëse do të jetë kështu , do të ishte një sukses i dyfishtë për kryeqytetasit sepse deri më tani kanë nxjerrë jashtë loje dy rivalë shumë të vështirë , si Manchester City-n dhe Liverpoolin e Jurgen Klopp.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy