Vangjeli largohet nga Tirana, prezantohet te klubi tjetër kryeqytetas

Vangjeli largohet nga Tirana, prezantohet te klubi tjetër kryeqytetas

Kristi Vangjeli edhe zyrtarisht nuk është më një lojtar i Tiranës. Mbrojtësi korçar e ka mbyllur me kryeqytetasit, por nuk do të ndryshojë ngjyra, pasi do të jetë sërish bardheblu.

35-vjeçari është prezantuar ditën e sotme te kampionët e Kosovës, Prishtina. Kryeqytetasit po punojnë për afrime cilësore për sezonin e ri dhe për kupat e Europës, teksa Vangjeli shihet si një lojtar që mund të japë një ndihmë të madhe në skuadër.

Mbrojtësi ka eksperiencë të madhe mbi supe, teksa gjatë karrierës ka luajtur me skuadra si Aris në Greqi, Chornomorets në Ukrainë, Astra në Rumani, Adelaide Olympic në Australi, si dhe me Skënderbeun e Tiranën në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy