Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Bylisit, në stadiumin e ri të kryeqytetasve.
Pas 45 minutave të para, skuadra e Kolelës është në avantazh të një goli, të shënuar nga Skuka me penallti në minutën e 17-të.
Rastet ishin të shumta, ku nuk munguan as për Bylisin, por vetëm një gol u shënua. Pritet një pjesë e dytë e luftuar nga të dyja ekipet.



