
Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, tha se trajneri i Partizanit duhet ta ketë një arsye për ndryshimet e shumta në dy miqësoret. Starova deklaroi se pavarësisht problemeve, Matondon do e fuste titullar ndaj Bate Borisov, nëse do ishte trajner i Partizanit. “Duket se lojtarët nuk kanë më shumë se 90 minuta. Duket një tentativë për të shpërqendruar kundërshtarin që mund t’i kenë ndjekur. Mund të ndryshohet skema gjatë lojës, por jo lojtarët me shumicë. E ka një arsye që ka ndodhur. Lojtarët të japin më të mirën ndaj Bate Borisov dhe të kompensojnë këtë pjesën që janë mbrapa me përgatitjet. Matondo? Fenomeni është problem. Matondon e kemi thënë që është gjysma e skuadrës. Është për të ardhur keq që lojtari kryesor e bën këtë. Ky është trajner i ri dhe do të tregojë që luan lush stërvitet. Nëse do isha unë, nuk diskutohet që Matondon do e fusja në formacion.”, u shpreh Starova.



