Juventusi, ofensivë për Jadon Sanchon

Juventusi, ofensivë për Jadon Sanchon

Duke qenë se e ardhmja e Jadon Sanchos në ‘’ Old Trafford ‘’ vijon të jetë në dyshim , drejtuesit e Juventusit kanë shfaqur interes për mesfushorin në orët e fundit.

Torinezët do të tentojnë transferimin e anglezit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatos së dimrit, të cilët do të zhvillojnë një sfidë të ashpër me të tjerë pretendentë për lojtarin e Manchester United.

Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, 23 vjeçari po e analizon mundësinë e ndërrimit të ambjentit, gjithmonë nëse plotësohen kushtet por paraprakisht duhet theksuar se e ka anashkaluar plotësisht rikthimin tek Borussia Dortmundi.

Jo vetëm ‘’ Zonja e Vjeter ‘’ por edhe Roma në kohët e fundit ka menduar për Jadon Sanchon, i cili mund të provojë vetën në Serinë A, një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.

Drejtuesit e ish rekordmenëve të Scudettos do të synojnë huazimin e lojtarit nga Camberwell, për të cilin do të vendosë numri një i stolit Massimilliano Allegri për blerjen ose jo të kartonit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy