Renato Arapi i jep fund futbollit të luajtur. Mbrojtësi ka mbyllur aventurën me Teutën, por edhe me futbollin, duke deklaruar tërheqjen.
34-vjeçari ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, teksa ditën e djeshme është takuar edhe me shokët e skuadrës.
Një vendim i papritur ky i mbrojtësit, duke parë moshën, por edhe formën e mirë që ka treguar me Teutën. Arapi në karrierën e tij ka fituar 6 tituj kampionë me Skënderbeun dhe një me Teutën.
“Renato Arapi i thotë “mjaft” futbollit të luajtur. Kapiteni i Teutës, zyrtarisht “var këpucët në gozhdë” pas tre sezonesh të suksesshme në klubin e Teutës.
Faleminderit përzemërsisht Kapiten. 3-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 3-vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Renato Arapi, i kanë thënë mirupafshim njëri-tjetrit duke i lënë një derë të hapur për të ardhmen. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit , Kupës së Shqipëris, dhe Superkupës, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Teuta pa i sjellur trofe. Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e mbajti mbrojtësi më i mirë në Shqipëri, Renato Arapi. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngrinte trofeun historik të Kampionatit të fituar më 26 maj. Kontributi i madh i Renatos për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do kujtohet përgjithmonë. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë KAPITENIT! Shumë suksese në vazhdim kampion!” thuhet në njoftimin e Teutës.



