Inzaghi: Ndaj Realit pa frikë, duam të kalojmë grupin

Inzaghi: Ndaj Realit pa frikë, duam të kalojmë grupin

Interi luan një ndeshje të rëndësishme ditën e nesërme në Champions League, teksa përballë do të ketë një kundërshtar të vështirë, siç është Real Madrid. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, i cili ka vlerësuar kundërshtarin, por më tej ka thënë se do të luajnë pa frikë.

Respektojmë kundërshtarin, por pa frikë. Ajo që ka shkuar ka shkuar, përfshirë edhe sfidën e dyfishtë sezonin e kaluar përballë Realit. Ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme për të shkruar një faqe të rëndësishme për të tashmen tonë. Nuk do jetë një grup i lehtë, por në duam të kalojmë tutje.

Përvoja në ndeshje të tilla është shumë e rëndësishme. Ne e dimë që nga dita e shortit se grupi nuk do të jetë i lehtë sepse, përveç Realit, do të jenë edhe dy skuadra që do të bëjnë gjithçka për të na vënë në vështirësi. Kemi edhe dy seanca stërvitore për t’u  përgatitur për çdo të papritur, kundër një ekipi me tradita të mëdha dhe me një trajner të madh.”, u shpreh Inzaghi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy