Mynihu i vë emrin e Beckenbauer-it rrugës pranë stadiumit Allianz Arena

Mynihu i vë emrin e Beckenbauer-it rrugës pranë stadiumit Allianz Arena

Një pjesë e rrugës, e quajtur aktualisht Werner Heisenberg Allee, e cila kalon pranë stadiumit në veri të Mynihut do të riemërtohet Franz Beckenbauer Platz.

Ndryshimi do të thotë se stadiumi, i cili do të presë finalen e Ligës së Kampionëve në maj 2025, do të jetw zyrtarisht në Franz Beckenbauer Platz 5 - numri i fanellës së mesfushorit.

Beckenbauer, i mbiquajtur 'Der Kaiser' për stilin e tij dominues në fushë, ishte një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai vdiq në janar në moshën 78-vjeçare dhe Këshilli i Qytetit të Mynihut njoftoi se ndryshimi do të hyjë në fuqi në përvjetorin e parë të vdekjes së tij, më 7 janar 2025.

“Emërtimi i një rruge është nderimi më i lartë që qyteti i Mynihut mund të bëjë pas vdekjes dhe një shenjë e respektit dhe vlerësimit të thellë që kemi për Franz Beckenbauer”, tha në një deklaratë kryebashkiaku Dieter Reiter.

Beckenbauer fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, së bashku me Euron dhe Topin e Artë.

Gjatë 13 viteve me Bayernin, mesfushori i lindur në Mynih fitoi tre Kupa Evropiane dhe katër tituj të ligës gjermane, duke fituar një tjetër me Hamburgun në 1981-82.

Reiter e quajti Beckenbauer "një nga atletët më të mëdhenj që qyteti ka prodhuar ndonjëherë”.

Beckenbauer gjithashtu do të nderohet me një statujë jashtë stadiumit së bashku me atë të shokut të skuadrës së Bayernit dhe Gjermanisë, Gerd Mueller.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy